Prej mëse shtatë muajsh aparatura e Grafisë në spitalin e Ersekës ka dalë jashtë funksionit, duke bërë që qindra qytetarë të detyrohen të kryejnë këtë shërbim në spitalin Rajonal të Korçës apo klinikave private.

Shkak për këtë është bërë djegia e llambës në aparaturën e cila është lënë jashtë vëmendjes nga Ministria e Shëndetësisë pavarësisht se është në dijenë e këtij fakti. 

Mosfunksionimi i aparatit të Grafisë ka penalizuar shërbimin në këtë institucion shëndetësor ndërsa qindra qytetarë detyrohen të paguajnë më shumë për të marrë shërbimin e nevojshëm. 

Drejtoresha e spitalit,  Fatime Malushi bën me dije se  prej muajit gusht të vitit të kaluar në këtë spital nuk ofrohet shërbimi i grafisë, pasi aparatura ka pësuar një defekt në llambën e saj e cila kushton rreth 20 milion lekë dhe kjo është e pamundur të financohet nga të ardhurat e spitalit.

Ndonëse është një aparat urë shumë nevojshme për pacientët askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësitë dhe vënien në dispozicion të shërbimit shëndetësor për qindra pacientë.

spitali erseke

spitali erseke

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)