Spitali i Fierit, “shkrihet”
pediatria, ikin 70 punonjës

Spitali i Fierit, “shkrihet”<br />pediatria, ikin 70 punonjës
Një vendim i drejtorisë së spitalit të Fierit ka nxjerrë në rrugë 70 punonjës, kryesisht personel i pediatrisë. Denoncimin e ka bërë deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Albana Vokshi.

Sipas saj, punonjësit e larguar nga puna janë me eksperiencë pune disa vjeçare, infermierë instrumentarë të sallës së operacionit, dhe një pjesë e tyre infermierë të specializuar në neonatologji.

“Furtunë shkarkimesh në Spitalin e Fierit e paralajmëruar nga vajtja dje e ministrit dhe zyrtarëve. Sot më shumë se 70 punonjës, personel i spitalit të Fierit janë shkarkuar nga puna, kryesisht te pediatria. Po largohen nga puna infermierë të specializuara në neonatologji, dhe infermierë instrumentarë të sallës së operacionit me eksperiencë pune disa vjeçare. Po pse këto shkurtime pikërisht tani? Pikërisht pasi dha edhe koncesionin e sterilizimit mikut te tij Ministri? Ku po shkojnë paratë që “po kursehen” nga shkarkimet e padrejta e të paprecedentë në spitale? Edhe sa familje të tjera do mbeten pa asnjë të ardhur? Edhe sa fëmijë të tjerë nuk do kenë kushtet minimale për tu rritur e mirëarsimuar? A është kjo shëndetësia që Rilindja premtoi e për të cilën u votua? Kurrsesi “Jo”, shkruan Vokshi në Facebook.
spitali fier

Punonjësit e shkarkuar në spitalin e Fierit zhvilluan sot një protestë para ambienteve të tij, ku kërkuan shpjegime për vendimin e drejtorisë, të cilin e cilësuan arbitrar.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)