Koronavirusi, mbërrijnë në spitalin e ri në Wuhan grupi i parë i pacientëve të infektuar me virusin e ri kinez (FOTO)

Koronavirusi, mbërrijnë në spitalin e ri në Wuhan grupi i parë i pacientëve të infektuar me virusin e ri kinez (FOTO)

Spitali i parë në Wuhan për trajtimin e të prekurve me koronavirus, ka pritur sot grupin e parë pacientëve.

Spitali i ri me 1000 shtretër përfundoi dje dhe sot aty u dërguan një grup mjekësh dhe pacientësh nga Pekini.

Numri i vdekjeve nga epidemia e koronavirusit ka shkuar në 362 kurse i atyre të infektuar ka tejkaluar shifrën 17 mijë.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Pekin, ato tejkalojnë numrin 350 të viktimave të shkaktuara nga SARS në Kinë në vitin 2002-2003.

Sot edhe Italia ka evakuuar 56 shtetas të saj të bllokuar në Wuhan.

Ndërkohë në Tailand, një koktejl droge ka dhënë rezultate premtuese te një pacient i infektuar me virusin e Wuhan.

Punimet për ndërtimin e spitalit nisën në datën 24 janar dhe dje ai ishte gati për të pritur pacientët nga provincat e infektuara nga koronavirusi i ri kinez.

Gjithashtu një tjetër spital i ri me 1300 shtretër është duke përfunduar së ndërtuari. Ai mendohet se do të jetë gati pas tri ditësh.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi i Wuhan, numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392, evakuohen 56 shtetas italianë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja