Spitali i Shkodrës/ Dyshime mbi arrestimet, akuzat ndryshojnë nga raporti i KLSH

Spitali i Shkodrës/ Dyshime mbi arrestimet, akuzat ndryshojnë nga raporti i KLSH

Kardiologu Luan Dragusha

Hije dyshimi mbi operacionin e fundit të arrestimit të mjekëve në Shkodër. Rrethi i të arrestuarve dhe akuzat e prokurorisë tejkalojnë kornizat dhe natyrën e gjetjeve në raportin Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin e Spitalit Rajonal të Shkodrës, për veprimtarinë ekonomike-financiare nga data 01.01.2015 deri më 30.03.2018.

Shqiptarja.com publikon konstatimet e kontrollit të KLSH në Spitalin e Shkodrës, të cilat nuk përputhen me ashpërsinë e operacionit dhe pretendimet e organit të akuzës. Kontrolli i Lartë i Shtetit, bazuar në shkeljet e konstatuara, ka kallëzuar në Prokurori vetëm ish-drejtorin e Spitalit të Shkodrës, Përparim Çela, si përgjegjës për dëmet e shkaktuara.

KLSH ka propozuar masë disiplinore me ‘vërejtje’ për 13 punonjës të këtij spitali si dhe shkarkim nga detyra të 7 të tjerëve. Në listën 20 personave, për të cilët KLSH ka kërkuar masa disiplinore, nuk përfshihet mjeku kardiolog Luan Dragusha, i arrestuar nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Dragusha u bë i njohur në mediat shqiptare vitin e shkuar pasi zgjodhi të kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu shërbyer qytetarëve të Shkodrës. Madje, kryeministri Rama e tregoi Dragushën si një histori suksesi për shkak se kishte lënë SHBA-në për të ardhur për të punuar si mjek kardiolog në Shkodër. Dragusha pati deklaruar se për të, më shumë se puna në SHBA, rëndësi kishte marrja e sadisfaksionit kur mjekonte njerëzit e qytetit të tij.  

Akuzat

Grupi i mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve është arrestuar për barna të tepërta, në kushtet kur në spitalet shqiptare, problemi më i mprehtë ka qenë dhe mbetet mungesa e tyre. Organi i akuzës pretendon se të arrestuarit janë përgjegjës për blerje barnash dhe materialesh të tepërta për kabinetin e Hemodinamikës, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 23 171 853 lekësh përfshirë këtu edhe kontrata për mirëmbajtjen e materialeve të blera.

Sipas prokurorisë, në shkelje të ligjit, mjekët kanë kërkuar për periudhën shtator-dhjetor 2016, një sasi shume të madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardiokirurgjisë etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka. Ndërkaq, në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, çështje e barnave dhe materialeve të tepërta është një nga 24 konstatimet në veprimtarinë ekonomike të Spitalit të Shkodrës.

Edhe ky konstatim i KLSH flet vetëm për shërbimin laboratorik. “Nga verifikimi i “Pasqyrave të aktivitetit mjekësor për shërbimet e ofruara për pacientët e shtruar në spital, për vitin 2014, konstatohet se tek evidenca e ekzaminimeve klinike lidhur me analizat e laboratorit klinik-biokimik, janë kryer në total 32,117 ekzaminime. Nga kontrolli i pasqyrave të vitit 2015, konstatojmë se numri i ekzaminimeve për të njëjtin laborator, është ulur në 29,883 ekzaminime. Më tej, nga kontrolli i pasqyrave të vitit 2016, konstatohet se numri i ekzaminimeve është 1,934 ekzaminime. Pra, deri këtu, duket qartazi se kërkesa e shefit të shërbimit laboratorik është e pa bazuar në argumente dhe fakte.

Pra, numri i ekzaminimeve ka qenë në ulje nga viti në vit. Si rrjedhojë, grupi i auditimit, në pamundësi të kalkulimeve të sasisë së materialeve mjekësore që janë prokuruar më tepër se nevojat, konkludon se SRSH, nuk ka bërë një analizë përpara nxjerrjes së vlerës së fondit limit duke mos investiguar më parë, pasqyrat e aktivitetit mjekësor të SRSH në bashkëpunim me Sektorin e Kostos”, thuhet në raportin e KLSH.

Nëse prokuroria përqendrohet vetëm tek blerja e barnave dhe materialeve të tepërta, në fokus të raportit të Kontrollit të Shtetit për veprimtarinë e Spitalit të Shkodrës janë mangësitë në dosjen e personelit, shkelje gjatë rekrutimeve, debitorët, shkelje në zbatimin e kontratave, amortizimi i autoambulancave, shkelje me tendera, problemi i evadimit të mbetjeve spitalore etj

Hemodialize

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një abuzim të madh me pajisjet e hemodializës, që nuk figuron në akuzat e prokurorisë. “Pajisjet ekzistuese të hemodializës, rezultojnë se janë lënë te mbyllur tek reparti i vjetër i hemodializës dhe janë jashtë funksionit, kjo për arsye të abandonimit dhe jo për arsye të mosfunksionimit të tyre.

Nga inspektimi dhe verifikimi u konstatua se ekranet e pajisjeve, funksiononin normalisht, në gjendje pune rezulton edhe impianti i ujit të dializës së vjetër. Makineritë e Hemo-Dializës së vjetër, kishin numrat e tyre të inventarit dhe u identifikuan lehtësisht duke u bazuar edhe tek procesverbali i mbajtur në periudhën e investimit viti 2005. Përpara ose në kohën që Ministria e Shëndetësisë vendosi të kryejë një investim për një repart Hemo-Dialize në Spitalin Rajonal Shkodër, drejtori i Spitalit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të vënë në dijeni MSH për ekzistencën e repartit të hemodializës i cili funksiononte në këtë spital që në vitin 2005.

Lënia në mëshirë të fatit, e 9 makinerive mjekësore të markës Innova - Hospal të repartit të Hemo-Dializës ekzistuese të SRSH, me rëndësi jetike për shëndetin publik, ka ndikuar negativisht në shëndetin publik dhe mbi të gjitha është veprim në kundërshtim me parimet e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit të fondeve publike”, thuhet në raport.

Personat përgjegjës për shkeljet sipas KLSH

Ish-drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër z. Përparim Çela

Largim nga puna

T. M. ish- Drejtor i Spitalit Rajonal Shkodër

N. A. ish Juriste e SR Shkodër

E. M. ish Juriste e SR Shkodër

A. K. ish Drejtore e SR Shkodër

N. K. ish Drejtor i SR Shkodër

A. Y. ish Drejtor i SR Shkodër

D. H. ish jurist i SR Shkodër

Masë disiplinore me vërejtje

V. M. me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Shkodër, për periudhën nga data 06.12.2017 e në vazhdim.

P. Ç. në pozicionin Drejtor i Spitalit Rajonal Shkodër, për periudhën nga data 05.05.2016

deri në datën 06.12.2017.

Dh. U. në pozicionin Drejtor i Spitalit Rajonal Shkodër, për periudhën nga data 18.05.2015 deri në datën 05.05.2016.

A. B. në cilësinë e përgjegjëses së sektorit të inxhinierisë klinike të SRSH.

Sh. Y. me detyrë ish drejtor i SRSH.

A. K. me detyrë Zv/drejtor ekonomik.

Xh. H. me detyrë Përgjegjëse sektori, i planifikimit dhe prokurimeve.

P. K. në cilësinë e anëtarit të njësisë së prokurimit

P. N. në cilësinë e anëtarit të njësisë së prokurimit

B. B. në cilësinë e anëtarit të njësisë së prokurimit

G. G. në cilësinë e anëtarit të njësisë së prokurimit

E. H. me detyrë specialiste në sektorin e planifikimit.

A. H. në cilësinë e anëtarit të njësisë së prokurimit.

Masat e sigurisë

1-Arrest me burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Përparim Çela, mjek (caktuar dhe ekzekutuar).

2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dh. U (shpallur në kërkim).

3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Luan Dragusha, mjek (caktuar dhe ekzekutuar).

4-Arrest shtëpie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Karmen Kaculini, farmaciste (caktuar dhe ekzekutuar).

5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Renato Kepi, infermier të hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar).

6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për E.S, mjek (shpallur në kërkim)

7-Arrest në shtëpi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)

8-Arrest shtëpie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)

9-Arrest shtëpie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 22/09/2018 12:21

    Luan Dragusha la ameriken me u ba miliarder ne Shkoder, djale qe mshehet nen masken e qytetarise por qe po ban kerdine me pleqte e shkodres tu i rjepe ne kliniken e tij private (rreth 100 usd vizita me ilace etj), prej ku i con ne spital per koronare, e ku shumica dalin me nevoje urgjente per operacion bypassi te spitalet private ne Tirane. Gjynah kam pas respekt per te por gryksia dhe pangopsia e shperfytyroka njeriun, merr rroge ne shtet ok, merr deri 2 milion leke ne dite ne klinike i lumte, merr leke nen dore per koronaren me paisjet e shtetit ???, merr perqindjet nga spitalet e Tiranes per cdo operacion qe rekomandon matrapaz, tashi ka fut duart edhe ne tendera ??? Pse u dashka trajtu ndryshe nje mjek nga nje rast tjeter abuzimi, pse nji biznemesn, nje financier, doganier, punetor, polic apo cfaredo qytetari i thjesht u dashka fut ne burg kurse nji mjek u dashka trajtu ndryshe, turp per tane mjeket qe dalin ne mbeshtetje te trajtimit te diferencum te nje kategorie njerzish, turp. Kyt djalin e kam provu ne kurriz une me prindt e mi e disa bashkeqytetare tmi ne Shkoder.

    Përgjigju
    • @Arben: 22/09/2018 13:00

      Ti qe e ke vene emrin Arben kushedi ku te djeg miza , se po te ishte vertete ajo qe thua ti kishe derguar prinderit ne Tirane e te shihje se ca do te thonin e sa do te shkonte. Meqe ti ka rekomandu gabim mos ti coje prinderit ne spital privat se kishe kursy. Nejse ti e din se ndoshta te behet jeta ma e mire ty

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë