Spitali i Traumës në Tiranë, aty
ku mungojnë fasho dhe allçi

Spitali i Traumës në Tiranë, aty<br />ku mungojnë fasho dhe allçi
 TIRANE- Qendra Kombëtare e Traumës, si vetë emri, është një traumë, për ata të cilët shkojnë aty. I njohur me emrin Spitali Ushtarak, urgjenca nuk ka as medikamentet më të zakonshme e më të domosdoshme për pacientët, të cilët shkojnë aty me dëmtime nga më të rëndat.

Spitalit, i cili ka në fokusin e tij urgjencat më tmerrshme, me dhjetra çdo ditë, si thyerje, krisje, çarje, plagosje me armë zjarri apo të ftohta e deri tek aksidentet me makinë, i mungojnë fashot, allçia, vaksina kundër tetanozit, madje edhe kateteri.

 Në shumë raste mungon gjaku, edhe pse Spitali i Traumës është vendi ku shkojnë të sëmurët në gjëndjen më të rëndë të mundshme, të thyer e coptuar.  Ajo që u ofrohet të sëmurëve, është futja në sallën e operacionit. Grafitë, fashot e deri tek shiringat duhen blerë vetë nga pacientët.

Kamera e televizioni A1 Report vëzhgoi nga afër punën gjatë një dite. Mjekët dhe infermierët përpiqen të bëjnë të pamundurën por... vetëm me bisturi.  

Spitali ku ata punojnë nuk furnizohet prej shumë vitesh me disa prej mjeteve më elementare për t'ju shërbyer pacientëve. Në këto kushte, mjekët u kërkojnë të afërmve të pacientëve që t'u drejtohen farmacive.

(Kamera e fshehtë)
Gazetari (i drejtohet nje gruaja e cila ka djalin në spital):
Te gjitha këto i blini vet?
Gruaja: Po të gjitha.
Gazetari: Me fasho me...?
Gruaja: Po s'është problem që po i blejmë, vetem të më shërohet djali.

Rasti 2
Gazetari (jashtë derës së Spitalit): Çfarë ke blerë?


Një tjetër grua: Dy shiringa njëzetëshe... asgjë nuk gjen. I thashe asaj (mjekes). Ik e blej vigon, ik e blej atë, ik e blej këtë.
Mender të dh... spitalin!

Rasti 3
Gazetari: Të gjitha medikamentet i merrni jashtë?
Gruaja: Disa i kanë, disa s’i kanë

Ndërsa pak metra më larg, në atë që quhet reparti i gipsit, allçia dhe fashot nuk mungojnë. Kjo, pasi ajo pjesë varet nga QSUT-ja dhe jo nga Qendra e Traumës.
Ndërsa në repartin e allçisë pranë urgjencës së Traumës, specialisti nuk e pranon që ka allçi dhe fasho.

Tek Reparti  Gipsit
Gazetari : Ju paskeni allçi e fasho, pse thoni që nuk keni?

Mjeku: Kush tha kështu? Urgjenca nuk ka, ne kemi.

Gazetari: Ju jeni në varësi të QSUT apo Ushtarakut?

Mjeku: QSUT.

Tek Reparti i Allçisë
Gazetari:  Për një ndërrim allçie për vëllain... më shumë nga meraku.
Mjeku: Ma sill ta shoh.
Gazetari: Ta sjell nësër?
Mjeku: Ma sill njëherë.
Gazetari: Duhet të marrë ndonjë gjë vetw, allçi...
Mjeku: Pa bjere njëherë këtu, pastaj flasim.

Situata alarmante pranohet dhe vetë nga punonjësit e Qendrës së Traumës, të cilët thonë, se ky nuk është problem i ri, por ekziston prej shumë vitesh. 

Te Qendra e Traumes 
Gazetari: Ruaje me kujdes atë që pastron, se e kanë blerë njerëzit me lek.
Pse nuk keni as allçi?
Infermierja: Ska! Se mos nuk ka sot. Ka vite që nuk ka.
Gazetari: Po fasho?
Infermierja: As fasho.
Infermierja: Vetem doktora ka këtu.

-----------------

Gazetari: Doktor, pse nuk ka as allçi, as fasho?
Mjeku: Ku nuk ka? Kush tha që s'ka?
Gazetari: Po them nuk ka spitali, jo për ta blerë në farmaci.
Mjeku: Çfarë të themi ne?!  Fike herë tjetër kur të pyesësh.

Në lidhje me këtë situatë, tentuam të kontaktojmë drejtoheshëm e Qendrës së Traumës, Lida Shoshi.  Dera e zyrës së saj ishte e mbyllur ndërsa në telefon nuk përgjigjej. Pas një prezantimi me sms, se kush po e telefononte, përgjigjia nga numri 068... dhe që mbaron me shifrat 6 0 ishte:
Çfarë kërkoni ju lutem se nuk ju njoh e nuk ndodhem në Shqipëri."

Kërkesës për një përgjigje, se përse Qendra e Traumës ndodhet në këtë gjëndje, nuk i erdhi asnjë sms apo thirrje telefonike mbrapsht, megjithëse burime pranë Spitalit të Traumës sqaruan, se Shoshi është parë dje edhe në mesditë, në ambientet e urgjencës.

Sikurë të mos mjaftonin këto, një pagesë e pakuptimtë prej 2500 lekësh ndodhi në hyrjen kryesore të spitalit. Megjithëse ndoshta jo ryshfet, pasi u bë në praninë e të gjithëve e palët flisnin me zë të lartë, një i ri, i cili kishte të afërmin e tij të shtruar, i dha një infermiereje, e cila mbante një dokument në dorë, për arsye të pashpjegueshme.

 Alarmi i Qendrës së Traumës u dha të djelën nga ish-Ministri i Shëndetësisë, njëkohësisht zëvendëskryetar i LSI-së, Petrit Vasili. Sipas tij, mbingarkesa dhe mungesa e pajisjeve mjekësore, rrezikojnë përditë jetë njerëzish.
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban