KORCË - 70 milionë lekë abuzim me fondet është zbuluar në spitalin Rajonal të Korçës.

Ky fakt është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, autoritet i cili këtë të mërkurë laëëzoi në prokurori katër ish-drejtues dhe punonjës të këtij spitali për abuzimet me fondet.

Shpërdorimi i vlerës së madhe të parave është bërë gjatë periudhës 2010-2014.

A1 Report mëson se të paditurit në Prokurori nga KLSH, janë:
Ylli Qirinxhi
Artan Buzo
Riza Ashimi
Mishel Papakozma
Dhe disa vartës të tyre

Abuzimi është konstatuar pas një auditi të brendshëm nga ministria e shëndetësisë ku bëhet fjalë për çmime fiktive të blerjeve dhe investimeve të kryera në emër të spitalit.

Fatura të fryra dhe shpenzime të panustifikuara janë bërë prej vitit 2010 deri në 2014 nga drejtuesit dhe vartësit e tyre ndërsa tashmë dosja ka shkuar në Prokurorinë e Korcës.

Burime të rezervuara bëjnë me dije se pak muaj më parë kur ka nisur auditi ish drejtuesit janë thirrur në drejtorinë e spitalit rajonal rë Korcës për të shpjeguar veprimet e tyre për këtë skandal.

Dosja voluminoze do të shqyrtohet nga grupi i task forcë pranë organit hetimor për të vijuar edhe me ngritjen e akuzave konkrete pas hetimit të plotë .
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)