TIRANE - Spitali “Hygeia” është institucioni i parë shëndetësor qe certifikohet nga Qendra Kombëtare e Cilësisë , Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore. Spitali “Hygeia” në Tiranë u akreditua duke arritur nivelin maksimal të vlerësimit për kompetencë profesionale bazuar në standardet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Prof.Dr Isuf Kalo drejtor i QKCSA-ISH i dorëzoi certifikatën e nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, drejtorit Ekzekutiv Stavros Krasadakis.
Në fjalën e tij Drejtori Ekzekutiv i spitalit “Hygeia”, Stavros Krasadakis, pas falënderimit për vlerësimin e bërë, theksoi se për spitalin “Hygeia” është certifikimi i dytë pas “TEMOS”, certifikatë kjo për turizëm mjekësor.
Gjithashtu pritet të merret certifikimi i laboratorit, procesi i të cilit ka përfunduar, dhe njëkohësisht do të merret edhe një certifikatë tjetër Iso 9001:2008 për cilësinë e shërbimit.
Redakisa Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO