Spitali “Salus” prezanton teknikat
për trajtimin e tumoreve në stomak

Spitali “Salus” prezanton teknikat<br />për trajtimin e tumoreve në stomak
TIRANE - Spitali italian “SALUS” në bashkëpunim me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka organizuar konferencën ndërkombëtare mjekësore me temë “Sëmundjet Bileo – Pankreatike dhe Endoskopia Digjestive”. Në këtë konferencë me të pranishëm specialistët më të mirë vendas dhe italianë, u trajtuan tematika për sëmundjet e stomakut, dhe të pankreasit deri tek ato tumorale. Presidentet e kësaj konference Prof. Dr Andrea Ederle, si dhe Prof. Bashkim Resuli, duke folur për mikrofonin e televizionin “A1 Report”, sqaruan se spitali i ri ofron shërbime shumë moderne për gjithë pacientët. Mjeku i njohur Ederle tha se kjo konferencë, është për të njohur publikun me teknikat e reja.
 
“Specialiteti ynë është gastro interologjia. Për të dhënë disa shembuj konkret, ne në spitalin tonë kurojmë në mënyrë të plotë, 30 % të kancerit të zbuluar, kjo falë teknologjisë endoskopike. Mund të japë shumë shembuj por ky që dhashë më sipër do ju shërbejë më shumë edhe popullatës shqiptare”, u shpreh Prof.Dr.Andrea Ederle, për Gastroenterologji dhe Endoskopi digjestive.
 
“Konferenca të tilla organizohen me qëllimin final për të rritur nivelin e cilësisë, shërbimin ndaj të sëmurëve dhe duke funksionuar shumë më mirë spitalin privat po përtej njohurive shkencore të avancuara në këtë topik që ka marrë konferenca unë do të thoja që konferenca ka një plan shumë të detajuar për të organizuar dhe për të institucionalizuar disa algoritme ose metodika protokolli pune që të lehtësojë punën në grup të mjekëve në shërbim të pacientit”, u shpreh profesor Bashkim Resuli.
 
Një tjetër paragraf i kësaj konference do të jetë lidhur me risitë e endoskopisë operative interventiste ku do te prezantohet përballja me problematikat më të shpeshta që i përkasin aparatit tretës dhe rolin e rëndësishëm që zë kjo teknikë e thjeshtë dhe efikase.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024