Spitali onkologjik, Beqaj: Në 
pranverë i shtohet akselaratori i dytë

Spitali onkologjik, Beqaj: Në <br />pranverë i shtohet akselaratori i dytë
Pranverën e vitit të ardhshëm, Spitali Onkologjik do të pajiset me një aparaturë të dytë akseleratori linear, çka do të bëjë të mundur uljen e ndjeshme të radhës së pritjes për të gjithë pacientët, të cilët kanë nevojë për trajtim me rreze.
 
Ky fakt është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune që ka kryer në këtë institucion shëndetësor.
 
Por, Ministri i Shëndetësisë ka bërë më dije se pranverën e ardhshme, investimet në këtë spital do të finalizohen edhe me një aparaturë tjetër akselenatori linear, në mënyrë që shërbimi bashkëkohor të ofrohet për më shumë pacientë dhe në një kohë më të shpejtë.

Praktikisht, ne kemi venë një, po kudo mjekët kërkojnë që këto të jenë gjithmonë çift. Bashkë me pajisjen e dytë, që unë shpresoj që në pranverë ta vemë në punë, ne na shkon i gjithë investimi 8 milionë dollarë”, ka pohuar Beqaj.
 
Investimet e bëra në këtë shërbim pritet të shkojnë deri në 1.5 milionë euro vetëm për aparatura, ku LINAC-u i parë bashkë me skanerin, kanë qenë 2.2 milionë euro financim austriak; ndërkohë, që nëse i shtojmë dhe TVSH-në, si dhe rreth 2.1 milionë euro të bunkerit, si dhe koston e LINAC-ut tjetër, ku 800 mijë euro do të investohen nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike në Vienë dhe 700 mijë euro do të investohen nga buxheti i shtetit, dhe së bashku me TVSH-në, e gjithë kjo, shkon 8 milionë euro.

“Që do të thotë që të paktën kemi një qendër moderne radioterapie, e cila duke pas dhe dy pajisje, është e vijueshme nuk krijon boshllëqe”, nënvizoi kreu i shëndetësisë.
 
Shefi i Shërbimit të Onkologjisë ka bërë me dije se me investimet e bëra përgjatë këtyre viteve të fundit, është ulur ndjeshëm radha e pritjes së pacientëve, të cilët kanë nevojë për kryerjen e rrezeve, apo edhe ekzaminimeve të tjera të nevojshme.
 
Sipas tij, lista e prijes tashmë ka shkuar vetëm në një muaj, ndërkohë që në spitale publike në vende të ndryshme në botë nuk është më pak se dy muaj. “Po punojmë më kapacitet të plotë. Kemi rreth 1 muaj listë pritje, që në çdo vend të botës në sistemin publik, radha e pritjes është jo më pak se 2 muaj. Spitale shumë komplekse në botë, mund të kenë shtretër radioterapie, maksimumi 20”, ka theksuar Sallaku.
 
Sipas tij, me investimet e kryera deri më tani, Shërbimi i Onkologjisë në QSUT renditet përkrah spitaleve të tjera europiane. “Ne, tashmë, jemi në parametra pothuasje të njëjtë me vendet e Europës, dhe me Akseleratorin tjetër, që është, - ta quaj, - krenaria jonë, ne mund të arrijmë standarte të njëjta në kualitetin e trajtimit të pacientëve. Aty kemi CT-në e vjetër, por që është funksionante, skaneri i vjetër, që është shumë funksional, mjaft mirë i mbajtur, kemi një aparaturë Kobalti, që ende mund ta përdorim dhe për disa vite, sepse Kobalti vazhdon të përdoret ende në mjaft vende të botës. Kemi skanerin e ri që është me të vërtetë një teknologji shumë e lartë”, deklaroi shefi i shërbimit Onkologjik.
 
Nga ana tjetër në këtë spital janë kryer edhe një sërë investimesh të tjera të cilat kanë sjellë një organizim më të mirë edhe të shërbimit të kimioterapisë, duke zgjeruar orët e punës së këtij spitali ditor. Sipas drejtoreshës së QSUT-së, tashmë punohet përgjatë 12 orëve në spitalin ditor të kimioterapisë dhe numri i pacientëve që përfitojnë shërbim brenda një dite është disa herë më i madh.

Kemi organizuar shërbimin e spitalit ditor duke vendosur 13 poltrone, shtretër, në të cilat mund të zhvillohen seancat ose trajtimi i kimioterapisë. Sigurisht, është përmirësuar efiçenca, është përmirësuar standarti i ofrimit të shërbimit. Ne punojmë tashmë, jo vetëm me një turn, po punojmë nga ora 8 e mëngjesit, deri në orën 8 të darkës, dhe kjo është një ndër organizimet që na ka lehtësuar shumë punën sa i përket spitalit me shtretër, duke organizumar më mirë punën në këtë spital”, ka nënvizuar Manastirliu.
 
Ndërkohë, në vijim të mesazheve sensibilizuese në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit si çdo vit në Tetor, deputetët e PS-së gjatë takimit bënë thirrje për rritje të shkallës së ndërgjegjësimit të grave për kontrolle parandaluese duke përfituar nga shërbimi falas i mamografisë, pasi diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit, ndihmon edhe në trajtimin më efikas të sëmundjes.

Kanceri i gjirit është një plagë shumë e thellë dhe beteja ndaj kësaj sëmundje fitohet me anë të depistimit, ku çdo grua duhet të tregojë kujdes duke kryer në kohë kontrollet. Nismat shoqërore kundër kancerit të gjirit duhet të jenë edhe më të shumta, pasi vetëm kështu do të mund të shpërhapet sa më shumë informacion për këtë sëmundje, dhe të rritet ndërgjegjësimi për kryerjen e kontrolleve, u shprehën deputetët.

Në këtë inspektim kreu I shëndetësisë ishte i shoqëruar edhe nga disa Deputetë të Partisë Socialiste, shefi i Shërbimit Onkologjik, prof. Dr. Agim Sallaku, si dhe drejtore e përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ogerta Manastirliu.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)