Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në Njësinë e Radioterapisë në Spitalin Onkologjik tha se investimi për akseleratorin e dytë linear ka përmirësuar cilësinë e trajtimit me radioterapi për pacientët duke përfshirë për herë të parë dhe trajtime për rastet e moshës pediatrike.
“Janë më shumë se 1260 pacientë të cilët janë trajtuar me paketën e radioterapisë falas. Ka qenë një investim themelor investimi në akseleratorin e dytë në njësinë e radioterapisë, një njësi e avancuar e cila ofron shërbime shumë më cilësore për pacientët, por edhe për stafin e shërbimit onkologjik, që tashmë kanë mundësi që teknikat më të përparuara, sipas standardeve europiane ti aplikojnë edhe në vendin tonë”, ka thënë Manastirliu.
Me instalimin e akseleratorit të dytë janë ulur rradhës e pritjes, nga 10 javë në në dy deri në tre javë, që është mesatarisht koha për pacientët që duhet të kryejnë radioterapinë sipas protokollit.
Tashmë në këtë njësi trajtohen rreth 100 pacientë në ditë, duke e dyfishuar numrin e pacientëve që kanë mundësi të trajtohen me terapi bashkëkohore.
1 muaj më pare, Njësia e Radioterapisë realizoi për herë të parë në vend trajtimin cranio - spinal të një pacienti në moshë të vogël.