Spitali Ushtarak, i zhytur në borxhe
8 milionë lekë vetëm për oksigjen

Spitali Ushtarak, i zhytur në borxhe<br />8 milionë lekë vetëm për oksigjen
TIRANE - Situata e faturave të papaguara me firmat që furnizojnë spitalet me medikamente ka rrezikuar një ditë më parë, pezullimin e çdo lloj ndërhyrjeje në spitalin universitar të Traumës, që njihet si spitali Ushtarak. Kjo pasi firma që e ka furnizuar me oksigjen ka refuzuar t’i sjellë një sasi shtesë, pasi spitali i ka borxh 8 milionë lekë të reja.

Në fakt pasditen e së hënës, të gjithë mjekët e spitalit ushtarak janë njoftuar se duke filluar nga e dita e martë nuk do të mund të bëjnë më asnjë ndërhyrje kirurgjikale, pasi nuk kishte oksigjen.

Sasia që ndodhej në magazinë, mbulonte vetëm për një javë nevojat e reanimacionit. Kjo pasi firma që e furnizonte ka refuzuar t’i sjellë një sasi shtesë, për shkak të faturave të papaguara në vlerën e 8 milionë lekëve të reja. Dhe në fakt mëngjesin e djeshëm operacionet janë pezulluar. Por në mesditë mjekët janë lajmëruar se mund të futen në operacione, pasi, është arritur një marrëveshje mes drejtorisë së spitalit dhe firmës private që të sjellë një sasi shtesë të oksigjenit.

Ajo që vihet re është se kontrata me firmën private ka qenë një vjeçare dhe për një sasi prej 50 mijë litrash oksigjen, sasi kjo që aktualisht është konsumuar plotësisht nga spitali ushtarak.

Më konkretisht me datë 4 shkurt ky spital është furnizuar me 6923 litra oksigjen, më 4 mars me 3803 l; më 18 mars me 6345 l; më 26 prill me 6394 l; më 30 maj me 6345 l;  më 1 korrik me 3716 l; më 12 korrik me 4452 l; më 29 korrik me 6327l; më 19 gusht me 7221l; më 14 shtator me 4171 L.

Në total janë harxhuar 51.197 litra ndërkohë që janë edhe 8600 litra të konsumuara gjatë 2012-ës, por që nuk janë paguar. Megjithatë mjekët thonë se po t’u referohesh këtyre të dhënave, vihet re se vetëm gjatë muajit korrik janë bërë tre porosi për oksigjen, ndërkohë që gjatë verës operacionet e planifikuara kanë qenë të anulluara, dhe janë bërë vetëm rastet urgjente. Ata hedhin hije dyshime mbi mënyrën se si është menaxhuar sasia e oksigjenit të porositur nga spitali.
 
Ky shkrim u botua sot në gazetën Shqiptarja.com, versioni print,dt.02.10.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë