Sensibilizimi i grave që jetojnë në zonat rurale dhe në fshatra për të kryer ekzaminimet për kancerin e gjirit.
 
Ky është përcaktuar si një ndër prioritet kryesore të drejtorisë së spitalit rajonal të Vlorës, teksa sipas drejtuesve të të cilit numri i grave nga zonat rurale që vijnë të kryejnë mamografinë është i ulët.
 
Drejtoresha e këtij institucioni, Bruna Mersini, shtoi se lidhur me këtë problem janë ngritur grup punë për zhvilluar takime me gratë që banojnë në zonat rurale me qëllim informimin e tyre rreth domosdoshmërisë së kryerjes së ekzaminimeve për kancerin e gjirit.
 
 
Bruna Mersini ndër të tjera theksoi ndër të tjera se vitin që lamë pas ka patur një rritje të numrit të grave që kanë kryer mamografinë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)