‘Spiuni me inicialet I.M’, Meta sulmon deputetët e PD që votuan pro hapjes së dosjeve: Faqezi që bëjnë si opozitar, të korruptuar nga Rama

‘Spiuni me inicialet I.M’, Meta sulmon deputetët e PD që votuan pro hapjes së dosjeve: Faqezi që bëjnë si opozitar, të korruptuar nga Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka risjellë edhe njëherë në vëmendje “spiunin me inicialet I.M”, duke thënë se kjo një gënjeshtër e fabrikuar nga dyshja Rama-Basha, në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve. Kësaj here në mesazh, Meta i është drejtuar më së shumti deputetëve demokrat që kanë votuar pro hapjes së dosjeve, duke i cilësuar si ‘Faqëzi që bëjnë si opozitar, të korruptuar nga Rama’.

“Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama. Në krye të opozites s'ka për të patur as Lul dhe as Lulushë. Shpresoj që emisionet e stisura për rëndësinë e “hapjes” së dosjeve të mos sponsorizohen nga paratë e incineratorëve”, shkruan Meta.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan votat ku votuan ndryshimet në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, nismë e grupit parlamentar të PS, duke i hapur kështu rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Me 94 vota pro dhe 1 abstenim u shfuqizuan vendimet ekskluzive të komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Ajo që vihet re në dokumentet e votimit është fakti se askush nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës nuk ka marrë pjesë në votim, madje as Oerd Bylykbashi i cili ishte i pranishëm në Sallë. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Hapja e Dosjeve, Partia e Lirisë ‘shigjeton’ deputetët e PD: Po i mbajnë ison Ramës! Vetëm atij i intereson ta lidhi Metën me ish-Sigurimin e Shtetit

1666269112_WATERMARKREPORTtv.00110410.Still014.jpg

Vota e pro e deputetëve të Partisë Demokratike për hapjen e dosjeve, duket se ka indinjuar Partinë e Lirisë. Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirsë, ka reaguar ashpër në një postim në rrjetet sociale, ku thekson se të gjithë ato që përpiqen të lidhin emrin e Ilir Metës, me çështjen e dosjeve, janë vetëm të korruptuar nga Edi Rama. Sipas Blushit deputetët e Lulushit, që i mbajnë ison Ramës janë edhe më të pashpresë, pasi ata që sillen si kërpëratë do të shuhen si kërpërta nga politika. Tedi Blushi ka publikuara edhe një shkresë që mban firmën e babait të kryeministrit Edi Rama dhe disa piktura me mbishkrimin e kreut të qeverisë të përdorura në shërbim të diktaturës.

‘Të gjithë ata që përpiqen të lidhin emrin e Ilir Metës me çështjen e dosjeve janë vetëm të korruptuar nga Edi Rama, piktori i Sigurimit të Shtetit, djali i atij që vari poetin e lirisë, Havzi Nela dhe nipi i Kolekës.

Tmerri që i ka kapur nga Partia e Lirisë është shumë i drejtë sepse ata e kanë të qartë fundin e tyre dhe ndëshkimin që i pret. Përpjekjet për të spostuar vëmendjen nga inceneratorët dhe korrupsioni madhor i Edi Ramës, me falsifikime dhe manipulime janë të pashpresa.

Ilir Meta ka qenë jo vetëm një drejtues i Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik në Dhjetor '90, por është edhe garancia kryesore për rivendosjen e pluralizmit politik dhe shporrjen e bandës së Rilindjes nga pushteti.

Deputetët e Lulushit që i mbajnë ison Ramës janë edhe më të pashpresë pasi ata që sillen si kërpëratë do të shuhen si kërpërata nga politika. Procesi gjyqësor me Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve do të shkojë deri në fund!’

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 26/10/2022 14:48

    jo ata te PD qe votuan nuk jane tradhetare por demokrate. Ky ligj duhej bere me kohe. Pjesa e PD eshte e qyteteruar dhe bejne politike te paster. Edhe Enkelejd Alibeaj eshte jurist , sh i pergatitur dhe me karakter.Shume i sinqerte shfaqet ne ekran. I besueshem.

    Përgjigju
  • Begu: 26/10/2022 09:45

    Partia e LLirise, nuk duhet te jete ndalese per asgj e, as per D osjet,bile edhe dosjen I.M. (Ilir Meta), As per Salihun, e as per hetimet aktuale te NON GRATA,shtet demokratik ma!

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 26/10/2022 08:39

    O Ilir Metaj e vërtetaj po pse ke frik nga e vërteta ti je një hajdut që u pe me zë e me figur e prap se pranove fajin. Po tani mjaft më se ska më shanc që ti të vazhdosh të vjedhësh e të bësh dhe rolin e kodoshit o Ilir kaposhi maj plehut.

    Përgjigju
  • Turi: 25/10/2022 22:40

    Nese Meta eshte i paster perse ka frike ? Ne qofte se ka qene spiun tja qr apo jo ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët