TIRANE- Inspektori i SHISH Florian Bushi i arrestuar dy ditë më parë nga Krimet e Rënda, se ka furnizuar me materiale sekrete Ilir Memushajn, rezulton të ketë riformatuar tre herë kompjuterin e punës, me qëllim zhdukjen e raportit të përgjimit, që ai i kishte nisur me “Viber” të dyshuarit për vrasjen e Denis Kasaj në Mbrostar të Fierit. Një fakt i tillë është konstatuar nga hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët për të gjetur origjinën e prodhimit të këtij dokumenti, kanë vendosur të kqyrin kompjuterin e agjentit të SHISH Florian Bushit, pasi nga telefoni i tij ishte dërguar tek telefoni i Ilir Memushajt, raporti i përgjimit.
/Shqiptarja.com










