Spiuni polak që vdiq në Tiranë pjesë e grupit të Berishës që çoi fishekët e Shqipërisë në Nigeri, ortak me gruan e ish kreu të SHIU-t Ylli Zyla, historia e skandalit në 2012-n

Spiuni polak që vdiq në Tiranë pjesë e grupit të Berishës që çoi fishekët e Shqipërisë në Nigeri, ortak me gruan e ish kreu të SHIU-t Ylli Zyla, historia e skandalit në 2012-n

Andrzje Izdebski, Sali Berisha dhe ish-kreu i SHIU Ylli Zyla

Aktiviteti i dyshimtë në Shqipëri i polakut Andrzje Izdebski, ortak me gruan e njeriut të Berishës Ylli Zyla, çoi municionet shqiptare në Nigeri në konflikt interesi, polaku ish spiun dhe i njohur si ‘mbreti’ i tregtisë së armëve. 71-vjeçari nga Polonia Andrzje Izdebski, i cili ka ndërruar jetë Tiranë, në 20 qershor 2022, është pjesë e një prej aferave të qeverisë së Sali Berishës, si gjithnjë të pandëshkuara nga drejtësia. I njohur si ‘mbreti’ i tregtisë së armëve dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë COVID-19, Andrzje Izdebski, doli për herë të parë në pah në Shqipëri, falë një investigimi të Report Tv, në korrik të vitit 2012, mbi implikimin e segmenteve të qeverisë Berisha në trafikun e armëve.

Andrzje Izdebski, ish pjesëtar i shërbimit sekret polak, ishte ortak në kompaninë "Wind Sun Water Initiative" (WSWI) me Lorenc Goçën dhe Liljana Zyla, bashkëshortja e kreut Shërbimit Informativ Ushtarak Ylli Zyla, njeri i besuar i Berishës, i larguar nga ky post pas zbulimit të skemës klienteliste. Kompania është krijuar më 28 janar të vitit 2011 dhe kishte si objekt operimin në sektorin energjetik. Në të njëjtën ditë, polaku dhe Goça kanë thelëmuar edhe dy kompani të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM, me objekt tregtinë e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Kompanitë kishin adresën në të njëjtin vend si dhe të njëjtin numër kontakti. Të dyja kompanitë u licencuan në Ministrinë e Mbrojtjes, duke marrë lejen për të eksportuar armatime, në konflikt interesi, pasi dy përfituesit bënin biznes me gruan e kreut të SHIU, Ylli Zyla, i cili dha dorëheqjen në 5 korrik 2012.

Ndërkaq, kompania shqiptare “Unimesko” që zotërohej nga ortakët e bashkëshortes së ish-shefit të SHIU-t Ylli Zyla, në prill të vitit 2012, ka realizuar dërgimin e një ngarkese me fishekë shqiptarë për në Nigeri. Mëngjesin e datës 25 prill 2021, avioni u furnizua në Rinas nga 10 kamionë ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët kanë transportuar fishekët që përfunduan në Nigeri, duke u përdorur në konflikte të përgjakshme. Si licencimi i kompanisë për tregti armës nga Ministria e Mbrojtjes me në krye Arben Imamin, ashtu edhe vijimi i tregtisë, ishte në konflikt interesi, pasi pronari i saj ishte ortak me gruan e shefit të SHIU, që kujdesej për zbatimin e ligjit, sigurinë dhe sekretet e ushtrisë shqiptare.

OKB: Berisha çoi armë në vende në konflikt

Në prill të vitit 2013, pra një vit pas skandalit, agjencia Asscociated Press, publikoi pjesë të një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku shprehej shqetësimi se qeveria Berisha kishte dërguar armë drejt vendeve që ishin në konflikt civil. Rrjeti i trafikut të armëve shqiptare, gjatë viteve të Berishës në pushtet, është shtrirë në disa kontinentet. Armët shqiptare janë shfaqur në Nigeri, Libi, në Jemen, në Iran, Afganistan, në Meksikë dhe në Kongo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spaku: 26/07/2022 19:23

    o te dhjefsha spakun qe dit per dit po dalin fakte per ket pleher dhe like floriri spaku rrin e fle gjum dhe kapet me fukarenjt se me duket se sja mbaka bytha me ujqit,,

    Përgjigju
  • Ta Rras Lala: 26/07/2022 19:19

    Shikoni në çdo pisllik Salhe bajga është bashkëpuntor e kur flet thot më jepni fakte : 1 97, Gërdeci, klubi partizani, firmat piramidale, 21 Janari, prishja e mbikalimit te zogu zi e maloku thot më jepni 1 fakt kto si quan fakte i quan barcaleta. Po maloku haron që Amerika shum sta përton e të paketon o maloku Sal Ram Bajga.

    Përgjigju
    • Anisa: 26/07/2022 21:59

      SALI PROTOPAPA SHPELLARI TROPOJES ME TRIMAT E VET KULIQIN, MYFTAR LUMNESHIN SALI RAM LUSHA I BIRI SALI LUSHES STERCI KOPILI GAZI DEDE , E RRUMPALLAT E TJER KY DO NE BURG SI PINOCETI BASHK ME ILIR SHKURABIQIN .

  • More more: 26/07/2022 18:34

    Kudo del emri i ketij bajges me emrin Berishe.

    Përgjigju
    • Labi: 27/07/2022 10:11

      Beni ekspertizen e polakut mos e ka helmuar Saliu me horrat e tij kulici e kompania serbe

    • E. ka ba mutin mullar: 26/07/2022 19:21

      Ketij banges Birish me kaq zullune nuk po i hyn nje gje ne këmb( akiza, burg)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion