Fjala optimizëm rrjedh prej fjalës latine “oeoptimus”, që nënkupton “më mirë…” Më ndodhi që dje mbrëma, ndërsa vajza ime 11-vjeç bënte detyrat e shtëpisë në “Gjuhë Shqipe”, ta ndihmoja për antonimin e kësaj fjale … ‘pesimizëm’. Të dyja fjalët, që nuk kanë lidhje amësore me shqipen, më shtruan dhe “detyrën” t’i shpjegoja pak më thjeshtë asaj se ç’kuptim kishin secila.
Nuk e di nëse ja kam shpjeguar mirë, kamakoma dilema se mos përsiatjet e mia prej gazetari dhe të rrituri e kanë bërë më të rrëmujshme botën e saj. Por, ajo që më çuditi ishte logjika e saj për të lidhur shpjegimin tim nën frymën e lajmeve.
Po ja, më tha ajo, pesimistë janë të gjithë ata, që vitin e kaluar nuk kanë paguar dritat dhe tani ndodhen në burg, ose në shtëpitë e tyre në të ftohtë e errësirë. Kurse optimistë janë të gjithë ata, që kanë paguar dritat dhe janë falënderuar për këtë gjë.
Ky arsyetim prej fëmije më futi në logjikën e një trekëndëshi Bermude alla shqiptar.
Meqë dy kënde ja përcaktova që në fillim trekëndëshit, atëherë një kënd i tretë, maja e tij, padyshim, ngelet ligji. Kjo përballje me ligjin duket se është shtjella e mistershme, që ca i “përpin” dhe ca të tjerë po i nxjerr në brigjet e kërkuara të shpresës së mirë. Ligji, “ky djall me brirë” për pesimistët e modelit që sapo iu referova (shih shpjegimin e një fëmije), është trumbetuar si shkaktar i depresionit, i jetëve të dhëna fund, i rrënimit të familjes etj.
Nga ana tjetër, për të gjithë ata që kanë zbatuar ligjet e shkruara (sepse jemi shtet ligjor mbi 100 vjet tani, madje kishim ligje edhe kur kishim Kanun), i janë shmangur depresionit, apo pesimizmit, që shqip ka trajtën e tij më përfaqësuese me shprehjen e përditshme “po ku ka shtet këtu tek ne?!”
Pra, “ligji” gjithmonë i futka njerëzit në depresion.
Duke iu kthyer zanafillës së shkrimit, detyrës gjuhësore të gjetjes së antonimeve, vetë ngelem partizan i optimizmit, i nevojës për ta parë botën më mirë. I kërkesës qytetare, që shembujt e pesimizmit të mos merren nga rastet e shkeljes së ligjit, pasi janë fryrë për qëllime të mbrapshta me efekte elektorale, apo kompensim pushtetesh të humbura.
Të shesësh për pesimizëm, humbje shprese apo rënie në depresion, mungesën e përgjegjshmërisë, do të thotë ta instalosh qëllimisht si një të ardhme të sigurt për brezat mbretërinë e depresionit. Personalisht, kurrë nuk kam bërë pjesë tek “ëndërrimtarët optimistë”, madje të preferuarit e mi janë poetët Bodler e Rembo. Por, të ngatërrosh splinin poetik me splinin politik, kjo tregon, ose injorancë, ose diabolizëm.
E, meqë opozita shqiptare është drejtuar gjatë nga Doktori, ai padyshim e di mirë që, përpara se fjalën ‘spleen’ ta merrnin poetët, për ta bërë sinonim të gjendjes së tyre të dëshpëruar, melankolike, të futur në një qerthull vicioz, kapriçoje prej gjenish, ajo është përdorur në mjekësi për një organ shumë të madh limfatik vaskular, që gjendet te njeriu në të majtë të stomakut, nën diafragmë, që shërben për të ruajtur gjakun, për të shpërbërë qelizat e vjetra të gjakut, për të filtruar bakteret dhe për të prodhuar limfocitet.
Kështu që ky “spleen” ishte më se i kuptueshëm të ndodhte ndër shqiptarët, të cilët për tetë vjet - edhe kur deshën, edhe kur nuk deshën - “bakterin e korrupsionit” e morën si vaksinë për imunitet.
Dhe, duke huazuar Kadarenë, më vjen ndërmend të them: “Ra ky mort pesimizmi dhe u pamë”.
Kush u pa, do të thoni? U pa ligji me optimizmin. U pa ligji me besimin e humbur. Dhe secili, në përfundim, qoftë edhe të këtij shkrimi, mund të ndërtojë Shqipërinë e tij, optimiste apo pesimiste.
Ashtu si ndërton botën e tij shpirtërore. Por, këtë nuk mund ta bëjë politika, qoftë edhe në opozitë, pasi, edhe në këtë rast, është votuar për “më mirë”, sepse askush nuk të voton për më keq…
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com