TIRANE, 15 dhjetor/ATSH/. - Carlo Ancelotti kerkon titullin botëror të klubeve për ta mbyllur një vit të paharrueshëm për Realin.





Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ua ka bërë të qartë kundërshtarëve në botërorin e klubeve se po shkon në Marok vetëm për fitore.
Tekniku italian deklaroi se me një sukses në këtë kompeticion do ta mbyllnin një vit të paharrueshëm.
"Viti 2014 ende nuk ka përfunduar. Tani kemi edhe Kupën e botës te klubeve, që është shumë e rëndësishme. Të gjitha skuadrat kanë punuar shume per te arritur deri ketu", eshte shprehur Ancelotti.
"Ta fitojmë këtë trofe e ta mbyllim kete vit të paharrueshëm", ka deklaruar italiani i Real Madrid. /a.ke/