Nga ndeshja Atletico Madrid - Chelsea
TIRANE, 4 shkurt /ATSH/. - Atletico Madridi eshte teper i motivuar per ndeshjen ndaj Realit. Mbrojtesi Diego Godin, duke folur para sfidës kundër Real Madridit, eshte treguar optimist per ndeshjen e fundjaves.
Uruguajani ka deklaruar se edhe nëse humbin në Vicente Calderon, ata përsëri mund ta zënë në renditje Realin.
"Të humbësh këtë ndeshje nuk do të thotë se përshëndetemi për titullin", u shpreh Godin.
"Ne synojmë të fitojmë dhe të marrim pikë kundër Realit, duke zbutur epërsinë e tyre. Por, edhe humbja nuk e ndryshon synimin tonë", shtoi me tej uruguajani. /a.ke/










