Mario Baloteli me fanellen e Italise
TIRANE, 21 janar /ATSH/. - Liverpuli pritet te marre sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazetten, si zëvendësim për Mario Balotellin, i cili ka gjasa të përfundoj te Lacio.
Drejtuesit e Liverpulit po përgatitin një ofertë për sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazette, ben te ditur portali francez, Le 10 Sport.
Lacazette është duke kaluar momente të shkëlqyeshme në Ligue 1, ku deri më tani ka arritur të realizoje 20 gola.
Ndersa sipas Mediasetit, Mario Balotelli mund të rikthehet sërish në Itali dhe kete here te perfundoje tek Lacio.
Ekipi roman është i gatshëm ta mbuloj 70 për qind të pagës së ish- sulmuesit të Interit dhe Milanit, ndersa pjesën tjetër shpreson t'ia mbuloje Liverpuli. /a.ke/










