TIRANE, 7 janar /ATSH/. - Trajneri Luis Enrique ka mohuar raportimet e mediave se ai i ka përkeqësuar marredheniet me yllin e skuadrës, Lionel Messi. Ai gjithashtu ka mohuar se drejtuesit e klubit i kanë dhënë ultimatum që të shënoje fitore në dy ndeshjet e radhës, ose do të shkarkohet.
Gjithçka është në rregull mes Lionel Messit dhe Luis Enriques. Të paktën kështu thotë ky i fundit, i cili ka mohuar raportimet e mediave se i ka përkeqësuar marredheniet me argjentinasin pas humbjes me Real Sociedadin.
"Unë kam të njëjtën marrëdhënie me të gjithë lojtarët që kam pasur në fillim. Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç faktit që ne e njohim njëri-tjetrin më mirë", ka deklaruar Enrique në konferencën për media.
Ai nuk i ka mohuar përplasjet në dhomën e zhveshjes pas disfatës nga Real Sociedadi, por nuk dëshiron të komentoje asgjë rreth kësaj. "Gjërat që ndodhin në mes të ekipit dhe lojtarëve do të mbahen në mes nesh. Puna ime është që të mos i diskutoj këto thashetheme, "shtoi ai.
Nderkohe, Enrique ndihet i sigurt te skuadra katalanase. Ai ka mohuar raportimet e mediave se drejtuesit e klubit i kanë dhënë ultimatum që të shënoje fitore në dy ndeshjet e radhës, ose do të shkarkohet. "Unë mbajë komunikimin me presidentin. Unë nuk kam marrë ndonjë ultimatum", ka deklaruar Enrique, i cili ka shprehur keqardhje për shkarkimin e Andoni Zubizarreta nga posti i drejtorit sportiv. /a.ke/












