TIRANE, 5 janar /ATSH/. - Krerët e klubit te Barcelonës do te zhvillojne nje takim emergjent të mërkurën për te diskutuar gjendjen e skuadrës.
Humbja e fundit e pësuar nga Real Sociedadi e ka vënë në vështirësi bordin e Barcelonës.
Sipas gazetes El Mundo Deportivo, krerët e klubit si pike te pare te diskutimit do të kenë vendimin e fundit i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që i ndalon klubit transferimet e reja.
Në të do të diskutohet edhe puna e trajnerit, Luis Enrique, pasi ky i fundit nuk aktivizoi në 11-shen kundër Sociedadit shumë prej lojtarëve titullarë, përfshirë Lionel Messin. /a.ke/












