TIRANE, 9 dhjetor/ATSH/. - Javier Faus, zv/president i Barcelonës, ka përsëritur edhe një herë që Lionel Messi nuk është në shitje.





"Lionel Messi nuk është në shitje". Kështu ka thënë zv/presidenti i Barcelonës, Javier Faus. Ky i fundit ka mohuar spekulimet se sulmuesi argjentinas mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, shkruan gazeta Express.
"Nëse dikush paraqet ofertë, është problem i tyre. por, futbolliste si Messi, Neymar e Suarez, kurrë nuk do të jenë në shitje", deklaroi Faus për të përditshmen sportive katalane Mundo Deportivo. /a.ke/