/ATSH/. - Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique, thotë se Drogba, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë tre sulmuesit më të rrezikshem e te vështirë me të cilët ai është përballur.

Ai ka thënë se gjatë karrierës së tij është përballur me sulmues të ndryshëm, por këta të tre kane qene më të vështirët per të.

"Ka pasur shumë sulmues, por unë do të veçoja Drogban, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, me të cilin jam çdo ditë në stërvitje", eshte shprehur Pique për gazeten sportive spanjolle  Mundo Deportivo.