Bayern Munich është goditur ashper pas humbjes nga Borussia Dortmundi në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. Arjen Robben nuk do të luajë më në vazhdim të këtij sezoni pas dëmtimit që pësoi në ndeshje.
Mesfushori i Bayern Munich u rikthye nga dëmtimi duke u inkuadruar në lojë në pjesën e dytë të duelit me Dortmundin, por u zëvendësua vetëm 17 minuta më vonë për shkak të një problemi të ri muskulor, që do ta lere jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit.
Nderkohe, trajneri Bayerni rrezikon të mbetet edhe pa sulmuesin Robert Lewandowski, i dëmtuar pas një dueli në ajër me portierin e Dortmundit, Mitchell Langerak.
Ylli polak ka pësuar frakturë në hundë dhe rrezikon të mungojë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës.
"Sezoni për Robbenin ka përfunduar pas dëmtimit. Lewandowski ka thyer nofullën e sipërme dhe hundën. Më keq nuk ka ku shkon", ka shkruar Bayern në Twitter. /atsh/
/Shqiptarja.com