TIRANE, 28 Maj /ATSH/. - Trajneri spanjoll, Rafael Benitez, ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i Napolit, të cilin e mori para dy viteve.
Ndeshja ndaj Lazios, e cila do të luhet te dielen ne mbremje, do të jetë e fundit për trajnerin spanjoll në krye të skuadrës se Napolit, qe nese fiton, ze vendin e trete dhe kualifikohet per ne turin paraeleminator te Liges se Kampioneve.
"Unë falënderoj Presidentin, kompaninë dhe gjithë tifozët, sepse pas dy vitesh unë do t'i jap fund përvojës time këtu në Napoli", ka deklaruar Benitez në konferencën për media.
"Të dielën ne do të kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe unë dua ta përfundoj  qendrimin tim ketu me fitore", ka theksua ai.
Benitez, shumë shpejt pritet të emërohet trajner i Real Madridit, duke zevendesuar trajnerin italian te shkarkuar, Carlo Ancelotti.
Benitez me Napolin ka fituar dy trofe, nje Kupe dhe Superkupen e Italise ne 2014. /a.ke/