TIRANE, 17 dhjetor/ATSH/. - Real Madrid po shkëlqen në të gjitha kompeticionet nen drejtimin e teknikut italian, Carlo Ancelotti. Ekipi ka shënuar 21 fitore radhazi, duke qene fare prane rekordit te klubit brazilian, Coritiba, që ka 24 fitore të njëpasnjëshme.
Lidhur me ate qe do te jete pasues i denjë i strategut italian, sulmuesi francez Karim Benzema shpreson që legjenda franceze, Zinedine Zidane, një ditë ta drejtoje Real Madridin.
"Unë uroj që një ditë të stërvitem nga Zidane tek Real Madridi. Unë isha i lidhur ngushtë sezonin e kaluar kur ai ishte ndihmës trajner. Ne kaluam shumë kohë së bashku", ka deklaruar Benzema. "Ai më ka ndihmuar shumë në aspektin sportiv dhe njerëzor. 'Zizou' është një njeri i mirë. Unë e konsideroj atë si një vëlla. Unë me të vërtetë shpresoj që një ditë a te marre drejtimin e ekipit te pare", ka theksuar ai.
Aktualisht legjenda e futbollit francez është trajneri i skuadrës së dytë të Real Madridit dhe në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia që 'Zizou' te marre drejtimin e ekipit të parë, ku kishte luajtur si futbollist. /a.ke/