TIRANE, 21 janar /ATSH/. - Silvio Berlusconi ka hedhur poshtë mundësinë për shitjen e Milanit.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, nuk do ta shese skuadrën e tij.
Kështu deklaroi vetë ai, përmes një njoftimi dërguar mediave italiane.
"Pas disa thashethemeve për një shitje potenciale të Milanit, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, e përsëriti edhe njëherë se këto thashetheme për shitje nuk kanë bazë", thuhej në njoftimin e dërguar në media. /a.ke/











