RIO DE ZHANEIRO, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Arbitri, i cili nuk e pa Luis Suarezin duke kafshuar një kundërshtar është zgjedhur të gjykojë gjysmëfinalen Brazil-Gjermani. FIFA ka deklaruar në faqen e saj se arbitri meksikan, Marco Rodriguez do të arbitrojë përballjen e gjysmëfinales së parë Brazil-Gjermani, që do të zhvillohet sot në stadiumin e Belo Horizontes. Rodriguez ka arbitruar dy ndeshje në këtë kompeticion të FIFA-s duke përfshirë dhe fitoren e Uruguajit me shifrat 1-0 përballë Italisë, ku ndodhi edhe gjesti iu pazakontë, që i shpëtoi arbitrit pasi nuk u tregua i vëmendshëm./ a.jor.