TIRANE, 30 Shtator /ATSH-AFP/. - Mesfushori ofensiv Ronaldinho, kampion i botes me Brazilin ne 2002 dhe fitues i Topit te Arte ne 2005, eshte larguar nga klubi i Fluminense vetem 3 muaj pas shkuarjes atje, duke shkeputur kontraten qe e kishte deri ne fund te 2016.
"Fluminense ben me dije prishjen e kontrates me Ronaldinho Gaucho pas akordit mes te dy paleve", beri te ditur ne nje njoftim zyrtar klubi i Fluminense.
Klubi sqaron se "qe ne kontaktin e pare me drejtuesit, lojtari dhe perfaqesuesi i tij jane trajtuar nga klubi me profesionalizem dhe respekt".
Te henen, Ronaldinho (35 vjeç) nuk eshte stervitur per "aresye personale", ben te ditur agjencia e informacionit G1 Globo te marten.
Te shtunen, Fluminense, me Ronaldinho titullar, por i zevendesuar ne pjesen e dyte, arriti fitoren pas tete ndeshjesh, duke dominuar ndaj Goias (2-0) ne Maracana per javen e 28-te te kampionatit te Brazilit. Jo ne forme, ish-lojtari i Paris SG nuk u mireprit nga tifozet para zevendesimit. Gjate te gjitha ndeshjeve te luajtura, ai nuk ka shenuar asnje gol.
Ne Twitter, Ronaldinho u pershendet me tifozet e klubit. "Faleminderit te gjitheve ne Fluminense !! Me shume respekt dhe falenderime largohem nga ky klub i madh !!".
Braziliani u angazhua me Fluminense me 11 korrik pas mosmarreveshjeve me Vasco, qe ishte ne ate kohe gati per te nenshkruar me te.
Kampioni i botes ne 2002 me pare u largua nga klubi meksikan i Queretaro ne qershorin e kaluar pas nje sezoni.
Pas debutimit me Gremio te Porto Alegre, qyteti i tij i lindjes, Ronaldinho luajti me PSG (2001-2003) me pas me FC Barcelona (2003-2008), klub me te cilin ai fitoi Topin e Arte ne 2005 dhe Ligen e Kampioneve vitin ne vazhdim.
Ai e vazhdoi karrieren me AC Milan (2008-2011) para se te kthehej ne Brazil tek Flamengo (2011-2012), rivali i madh i Fluminense, me pas tek Atletico Mineiro (2012-2014), ku fitoi Kupen Libertadores ne 2013. /a.ke/