Tajneri i Partizanit Shpëtim Duro dhe lojtari Dorion bylykbashi gjatë konferencës për shtyp
Tiranë, 7 Janar / ATSH - Gjatë konferencës për shtyp për gazetarët, në të cilën është prezantuar edhe blerja më e re e skuadrës së Partizanit, Dorian Bylykbashi, janë preazntuar edhe ambicjet e skuadrës së "Demave të kuq" si dhe pritshmëritë e trajnerit Shpëtim Duro nga lojtaret, ashtu si edhe ambicjet që vetë lojtaret kanë për vazhdimin e sezonit.
"Rikthimi i Bylykbashit te Partizani ishte ideja ime", e ka nisur fjalën e prezantimit të lojtarit më të ri të ekipit, trajneri Shpëtim Duro, duke vijuar se "ky lojtar nuk ka nevojë për shumë koment, pasi njihet mjaft mir nga i gjithë opinioni sportiv". "Karrierën si sportist e ka shumë të pasur, kujtojmë performancën e shkëlqyer ne Ukrainë dhe formën e mirë që po kalon aktualisht", është shprehur trajneri i skuadrës së Partizanit, Shpëtim Duro, gjatë konferencës për shtyp.
"Mendoj që me cilësite që ka do jetë një kontribut i vlefshëm për ekipin", ka vijuar Duro në fjalën e tijë duke shtuar se, "aktivizimi i tij sigurisht mund të jetë së bashku me Nexhipin, por normale do kemi alternime, kjo është për t'u parë". "Me këto dy blerje me siguri mund të them që merkato jonë është e mbyllur. Kam ekip të fortë ku lojtarët kanë treguar një formë të mirë".
Vetë Bylykbashi është shprehur se "te Partizani jam rritur dhe kam shumë kujtime të bukura". "Djemtë e skuadrës janë të gjithë të rinj, por pritja ka qënë mjaft e ngrohtë dhe këtu dua të falenderoj shumë Presidentin Demi, trainerin Duro, drejtor Starovën dhe të gjithë stafin dhe tifozët që më kanë përkrahur". "Synimi im i bashkangjitet synimit të skuadrës për t'u shpallur kampion. Shpresoj të shënoj sa më shumë gola, por e sigurt eshte që do jap maksimumin tim. Rivali i vetëm që kemi është vetvetja".
/k.m//a.ke/