Tiranë, 21 Janar / ATSH - Zyra për shtyp e ekipit të futbollit të Partizanit ka njoftuar së fundmi se në kompleksin sportiv në Pezë, "Tirana Internacional", ka qënë ndalesa e radhës e traijrit të ekipit përfaqësues, Xhani De Biazi.
Tekniku Italian ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar ka ndjekur të plotë sot seancën e radhës stërvitore të skuadrës të drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro.
De Biazi është përshëndetur me stafin drejtues dhe të gjithë lojtarët. Në përfundim të seancës stërvitore italiani ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me portierin Alban Hoxha, ndërkohë që është informuar me detaje edhe në lidhje me gjendjen e dy kuqezinjve të tjerë Emiliano Vilës dhe Amir Rrahmanit.
/k.m//a.ke/