Pamje nga takimi Itali-Shqiperi
TIRANE, 28 shkurt /ATSH/. - Trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka një ëndërr të parealizuar. Ai ka deklaruar në një konferencë per shtyp se ëndërron që një ditë te drejtojë përfaqësuesen e Italisë.
"Ëndrra ime është të jem nje dite trajner i përfaqësueses së Italisë", eshte shprehur Ancelotti.
"Shpresoj se në të ardhmen do ta realizoj atë ëndërr, pasi do të doja ta fitoja kupën e botës me Italinë", ka theksuar tekniku italian i madrileneve. /a.ke/