Pas Lionel Messit edhe Cristiano Ronaldo i nënshtrohet kontrolleve të antidopingut. Në seancën e fundit stërvitore të kampionit të Europës, portugezi bashkë me nëntë futbollistë të tjerë madrilenë i janë nënshtruar kontrolleve për doping duke berë teste të urinës dhe gjakut.
Ekipi i Carlo Ancelotti pati një vizitë të papritur nga ana e zyrtarëve të UEFA-s dhe Agjencisë Spanjolle të Antidopingut, e cila kohët e fundit ka qenë nën akuzë se kontrollonte vazhdimisht futbollistin e Barcelonës, Lionel Messi.
Kjo nuk është hera e parë në këtë sezon, që lojtarët e Realit i nënshtrohen testeve të antidopingut. Kjo kishte ndodhur edhe përpara finales së Superkupës së Europës me Sevilan, raporton e përditshme sportive madrilene AS. /ATSH/









