TIRANE, 11 shkurt /ATSH/. - Marco Reus vazhdoi kontratën me Borussia Dortmundin, edhe pse kishte oferta të majme nga Manchester United, City, Celsi, Real Madrid dhe Barcelona.
Drejtori ekzekutiv i klubit te Bundesliges, Hans-Joachim Watzke, ka thene se lojtari i perfaqesueses gjermane ka sakrifikuar shumë miliona vetëm për t'i mbetur besnik Borussia Dortmundit.
"Rinovimi Reus" është një histori e çmendur. Me të vërtetë ai është i mrekullueshëm. Ai mund të kishte fituar dy herë më shumë diku tjetër", ka theksuar Watzke për gazeten gjermane Bild. /a.ke/