TIRANE, 6 janar /ATSH/. - Drejtuesit e klubit te Barcelonës i kanë dhënë ultimatum trajnerit Luis Enriques që arrije rezultate pozitive, ose të shkoje në shtëpi.
Pas shkarkimit të drejtorit sportiv, Andoni Zubizarreta dhe largimit të ndihmesit te tij, Carles Pyolit nga klubi katalan, edhe trajneri Luis Enriques rrezikon të largohet nga Barcelona.
Krerët e klubit nga Camp Nou i kanë dhënë ultimatum trajnerit Luis Enriques që arrije rezultate pozitive, ose të shkoje në shtëpi, shkruan e përditshmja sportive katalane, Mundo Deportivo.
Sipas gazetes, Enriques i është kërkuar që dy ndeshjet e radhës, ndaj Elches në Kupen e Mbretit dhe kundër Atletico Madridit në Liga, t'i fitoje patjetër. Po ashtu, nga ish-trajneri i Celta Vigos dhe Romës kanë kërkuar që të sjelle harmoni në ekip. /a.ke/












