LONDËR, 28 maj /ATSH-ANSA/ - Kryeministri britanik, David Cameron kërkoi sot dorëheqjen e presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter, njoftoi një zëdhënës i Downing Street.
I pyetur nëse Botërori i ardhshëm duhej të zhvillohej në Angli, zëdhënësi tha se vëmendja duhej të përqëndrohej te hetimet dhe reforma e FIFA-s.
Po sot, edhe presidenti i Federatës Angleze të Futbolli, Greg Dyke, i kërkoi presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter të largohej nga skena e futbollit pas skandalit më të rëndë në historinë e organizmit qeveritar të futbollit botëror.
"Sepp Blatter duhet të largohet. Ai duhet të largohet nëpërmjet dorëheqjes, nëpërmjet mosvotimit apo nëpërmjet një rruge të tretë që ne duhet të gjejmë", i deklaroi Dyke britanikes "Press Association".
"Nuk ekziston asnjë mundësi në rifitimin e besimit te FIFA, në ndërkohë që Blatter është ende atje", theksoi Dyke./ a.jor.











