TIRANE, 19 nentor/ATSH-AFP/. - Franko-zvicerani Romain Grosjean, 28 vjeç, do te jete perseri titullar ne 2015 ne skuderine Lotus te Formula 1, per sezonin e 4-t radhazi, beri te ditur te merkuren skuderia angleze (ish-Renault F1) para Cmimit te Madh te Abou Dhabi i parashikuar per te dielen.
Ky konfirmim pritej prej ditesh. Dy sezonet 2012 e 2013 ishin te kenaqshme per Lotus, duke perfunduar ne vendin e 4-te te kampionatit boteror te konstruktoreve.
"Eshte fantastike per mua qe te vazhdoj me Lotus ne 2015. Ne kemi patur nje sezon te veshtire, por ne 2015 duhet te bejme gjithçka per te rikuperuar piket. Une jam shume optimist per kete", eshte shprehur Grosjean.
I lindur ne Gjeneve, Grosjean ka diskutuar 63 gara per Cmimet e Medha te F1. Ne 2009 shkoi tek Renault F1 ne vend te Fernando Alonso, ndersa qe nga 2012 garon per Lotus, duke hypur nente here ne podium ne 2012 e 2013. Shoku i tij i ekipit, ashtu si dhe ne 2014, do te jete venezualiani Pastor Maldonado. /a.ke/









