TIRANE, 11 Korrik /ATSH-AFP/. - Kalendari i sezonit 2016 te Formula 1 do te shenoje nje rekord me 21 gara (kundrejt 19 kete vit), duke nisur nje muaj me vonese, beri te ditur Federata Nderkombetare e Automobilizmit (FIA) gjate mbledhjes se keshillit boteror ne Meksiko.
Azerbajxhani do te prese te parin Cmim te Madh ne historine e tij, me 17 korrik ne Baku, nderkohe qe Gjermania do te zere perseri vendin e saj ne kalendar pas perjashtimit ne 2015.
Sezoni do te nise ne Australi ne mesin e muajit mars e do te perfundoje ne Abu Dhabi, sipas kalendarit te miratuar nga FIA. /a.ke/








