TIRANE, 28 shkurt /ATSH/. - Loja e Bayernit nuk e kënaqi trajnerin Guardiola. Fitorja e Bayern Munichut ndaj Kelnit me rezultat 4-1 te premten ne mbremje, per habine e te gjitheve, nuk e ka kënaqur trajnerin spanjoll, Pep Guardiola.
Bayern Munich ka shënuar fitoren e radhës në Bundeslige ne javen e 23-te, duke mposhtur lehtesisht 4-1 ekipin e Kelnit në Allianz Arena, në 115-vjetorin e formimit të klubit.
Por, kjo fitore nuk e ka kënaqur teknikun spanjoll, Pep Guardiola, i cili nuk ishte plotësisht i kënaqur me përformancën e ekipit në këtë ndeshje.
"Unë jam i lumtur. Ne e kemi mposhtur ekipin e dytë më të vjetër në kampionat dhe shënuam katër gola, që është shumë, shumë e vështirë kundër këtyre kundërshtarëve", tha Guardiola pas ndeshjes.
"Ne e filluam mirë ndeshjen, por me pas kemi humbur kontrollin. Pasi Robben shënoi golin e trete (3-1) ishte një lojë krejtësisht ndryshe nga ajo qe jemi mesuar te zhvillojme", ka theksuar ai. /a.ke/







