ELBASAN, 6 Tetor /ATSH-Miranda Sadiku/.- Ndonëse ishte parashikuar që punimet në stadium do të kishin përfunduar dhe inaugurimi zyrtar do të zhvillohej më 4 tetor, drejtori i stadiumit, Dritan Kadia, bën të ditur se inaugurimi është shtyrë dhe do të bëhet ditën e mërkurë, më 8 tetor.
 Stadiumi i ri do të inaugurohet me një ndeshje miqësore, ku do të përballet ekipi ynë kombëtrar me ekipin U19 të Elbasanit.
 Ditën e mërkurë do të bëhet testi final i të gjithë infrastrukturës së 'Elbasan Arena", duke nisur nga fusha e gjelbërt, ndriçimi, sistemi audio e deri te hyrja e tifozëve në stadium dhe vendosja e tyre në tribunat përkatëse", u shpreh Kadia.
Drejtori i stadiumit njoftoi se hyrja në stadium do të jetë falas, në mënyrë që të ketë sa më shumë pjesëmarrës./a.r//a.ke/
 






 
   
 ActionsMark as UnreadMark as ReadMark as SpamStarClear Star