/ATSH/. - Filippo Inzaghi u ka kerkuar drejtuesve te AC Milanit që te qendrje ne klub edhe ne sezonin e ardhshem. Ai beson se mund t'i permiresoje "Rossonerët" ne sezonin e ardhshëm.

"Unë kam kontratë edhe një vit. Unë do të vazhdoj ta drejtoj skuadrën dhe jam i bindur se mund ta rikthej Milanin aty ku ishte", ka deklaruar Inzaghi pas fitores ndaj Torinos me rezultat 3-0.

Këtë sezon Milani ka zhgënjyer duke mos arritur të kualifikohet për ne kompeticionet evropiane per sezonin e ardhshëm.
Por, Inzaghi kembengul se Milani ka themele të forta për te ndërtuar një skuadër të fortë. Megjithë këtë, drejtuesit e Milanit sipas gjitha gjasave do ta shkarkojnë Inzaghin ne fund te ketij sezoni.