TIRANE, 5 janar /ATSH/. - Kovacic beson në nje fitore te Interit kundër Juventusit.
Mesfushori i talentuar kroat i Interit, Mateo Kovacic, shprehet optimist për një fitore në sfidën kundër Juventusit.
Kroati deklaroi se zikaltërit duhet ta japin maksimumin për te marre tre pikët në këtë takim.
"Vijmë pas një barazimi me Lazion, ndeshje të cilën e meritonim ta fitonim. Shpresojmë që diçka të tillë ta arrimë përballë Juventusit edhe pse për të marrë tre pikët duhet të japim 100% te mundësive tona", u shpreh Kovacic.
"Mund të fitojmë përballë Juventusit, por duhet ta arrimë diçka të tillë edhe në ndeshjen pasardhëse ndaj Genoas, pasi në të kundërt, fitorja ndaj bardhezinjve nuk do të kishte edhe aq vlerë", shtoi kroati. /a.ke/












