Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është takuar sot me kreun e futbollit gjerman, Wolfgang Niersbach. Vokrri ka falënderuar kreun gjerman të futbollit për ndihmën që ka dhënë ai për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar. Niersbach i ka premtuar Vokrrit se do të jetë një zë i fuqishëm në të drejtën e kërkesës për pranim të FFK-së në UEFA, ben te ditur gazeta Express.
Ne njoftimin e FFK thuhet nder te tjera se Vokrri i njohu presidentin Niersbach për takimet që ka pasur me kreun e FIFA dhe me zyrtarë të lartë të UEFA-s. Po ashtu, ai falenderoi mikpritësin për përkrahjen që ka dhënë DFB-ja dhe ai personalisht për FFK-në për këto vite mjaft të rëndësishme për futbollin e Kosovës.
FFK-ja dhe DFB-ja, theksohet ne njoftim, do të vazhdojnë edhe më shumë thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Presidenti Niersbach e ka njohur Vokrrin me axhenden e mbledhjes radhës të KE të UEFA-s, ku ai do të jetë një zë i fuqishëm gjatë evaluimit të kërkesës së FFK-së. Presidenti Niersbach i premtoi kryetarit Vokrri që DFB-ja dhe ai personalisht do të mbështesin fuqishëm FFK-në në të gjitha segmentet dhe në të gjitha fazat, që FFK-ja të arrijë synimet e saj. /atsh/