Zhdukja e Ulvi Skanës/ E ëma në ‘Pa gjurmë’: Lidhje me Ervis Martinaj? Ik mos ma përmend! S’e di a e kam gjallë, policia të më thotë diçka të më qetësohet shpirti

TIRANË- Kur kanë kaluar 6 muaj e gjysmë nga zhdukja e tij, nëna e Ulvi Skanës, Thëllëza i ka humbur shpresat se ai mund të jetë gjallë. Nga pista e rrëmbimit, ajo thotë se fakti që nuk ka asnjë gjurmë të re nga djali, e bën të mendojë se ai është vrarë.

Në një rrëfim në ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume, Thëllëza thotë se kërkon nga policia vetëm ta gjejë “të gjallë ose të vdekur”. Edhe pse shpresat i ka humbur, e ka të vështirë të besoj se pse ai duhet vrarë, pasi si çdo nënë, edhe për të , djali është krejtësisht i pafajshëm. Lidhjet me Ervis Martinajn, edhe ky i zhdukur, thotë se nuk janë të vërteta. I vetmi “faj” thotë se ka qenë shok me Can Karriqin që e kishte fqinj.

“Si ka mundësi që të humbasë në atë farë feje. Djali nuk ka pas lidhje me grupet kriminale, jam 100% e sigurt, na e kanë njollosur edhe emrin, ai nuk është vrasës, vjedhë jo.

Ai kishte 3 ditë pasi kishte ardhur nga Belgjika. Prishi disa lekë që ia kishte dhënë vëllai i vet, dhe rrinte si i urtë. Ndenji nja 12 ditë në Belgjikë, nuk gjeti punë dhe erdhi,. Ka qenë dhe në Gjermani, kishte marrë ekspuls, por ne ia hoqëm. Shkoi te një shok që i kishte marrë disa lekë borxh, nuk e dimë se cili ka qenë ky shok.

Can Karriqi e kemi pasur në lagje. Vëllai i vogël i bërtiste shumë, ishte i miri i shoqërisë dhe i keqi i shtëpisë. Nuk punonte, nuk ka pas lekë. Nuk më ka sjellë asnjë problem te shtëpia. Oh sa e vuaj humbjen e tij. Unë si nënë flas kot, se nuk e di a e kam gjallë, përderisa nuk më jepet asnjë pistë. Mund të ketë bërë edhe ndonjë gjë, nuk e di. Policia na thotë vetëm bëjmë hetimoret tona, po më jepni dhe mua një të dhënë që të më qetësohet shpirti. Ja gjallë ja vdekur, e kam të pafajshëm. Thonë që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, po unë nuk e kam parë. S’e njeh fare Ervis Martinin. Ik mos ma përmend, edhe kur u vra dikush në Laprakë, ai ka qenë në gjumë, me Can Karriqin, e kemi pasur fqinj”, tregon e ëma.

Prej datës 17 maj, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Dyshohet se Skana ka qenë mik i ngushtë i Can Karriqit i vrarë në 23 dhjetor 2021 dhe kjo është një nga pistat e ti kryesore ku po hetohet, ndonëse nuk ka asnjë të dhënë të re.  Can Kariçi u ekzekutua në Kodër Kamëz më 23 dhjetor 2021, i cili po lëvizte me një 'Golf 5' në momentin kur është qëlluar. Edhe në mjetin e viktimës është gjetur një armë tip pistoletë. E kaluara e tij është edhe pistë e hetimit nga prokuroria për ekzekutimin e 30-vjeçarit. Hetimi po bëhet edhe nëse Kariçi mund të ketë pasur konflikte me autorët apo nëse ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dyfishtë të Eriges Mihasit dhe Armand Dumanit në muajin nëntor në Astir, pasi Kariçi ka qenë mik i Mihasit.

 

Ulvi SKANA

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GILI: 30/11/2022 09:07

    TE MOS VAJTIM ME LARG,KEMI PERVOJE NGA RETHI KU JETOJME..TE TERE E KEMI TE QARTE QE-FUTJA E VETES NE RJEDHAT E ÇREGULLTA TE HAPESIRES SE JETES SJELL RASTE TE TILLA QE I KEMI NE MASE...ESHTE PER TE ARDHUR KEQ.

    Përgjigju
  • taho: 30/11/2022 00:08

    HAJDE SHTET hajde,,,zhduken njerezit pa nam e nishan,,,,,....policia eshte e kriminalizuar,,ndryshe nuk ka pse nuk gjendet asnjeri i humbur,,i vrare....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

‘Fati’ i Bordit të ushqimeve në Kushtetues me kërkesë nga PD, Sula: Qeveria ka mbushur arkën me xhepat e qytetarëve në krizë! Drejtësia do triumfojë

‘Fati’ i Bordit të ushqimeve në Kushtetues me kërkesë nga PD, Sula: Qeveria ka mbushur arkën me xhepat e qytetarëve në krizë! Drejtësia do triumfojë