Tiranë, 4 Shkurt / ATSH - Partizani- Laçi ishte ndeshja e zhvilluar për Kupen e Shqipërisë në stadiumin " Redi Maloku" , ku djemtë e Duros e kanë zgjidhur takimin që në 20-te minutat e para.
Trajneri Shpëtim Duro, i cili në formacionin titullar të hedhur në fushë kishte përzgjedhur emra si A.Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Rrahmani, Cuculi, Batha, Fazliu, Bylykbashi, Daja, Shabani dhe Trashi, me sa duket kishte bërë edhe zgjidhjen e duhur, pasi djemtë e mbyllën takimin që në 20 minutat e para me anën e golave të realizuar nga Fazliu në minuten e 8-të dhe Bylykbashi në të 17-tën.
Ndërkohë, takimi i radhës eshte programuar ditën e hënë, Partizanit do të ndeshet me FK Skënderbeun.
/k.m//a.ke/









