Sulmuesi polak i Batern Munich, Robert Lewandowski, ka pësuar frakturë në nofull dhe hundën në një duel me portierin e Borussia Dortmundin të martën ne mbrëmje. Edhe pse mendohet se një lëndim i tillë do t'ia mbylle sezonin polakut, ai nuk dorëzohet.
Lewa ka thënë se ka gjasa që ai të rikuperohet me kohë për të luajtur kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. "Ka edhe disa ditë për lojën në Camp Nou. Unë do ta jap maksimumin për të luajtur aty", u shpreh polaku për gazeten Bild.
Ai u ka bere thirje tifozeve te Barcelones qe te mos gezohen shume. /atsh/