TIRANE, 15 dhjetor/ATSH/. - Luis Enrique e di se do ta ketë të vështirë kundër Manchester City. Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka deklaruar se do të ketë një kundërshtar të vështirë në Ligën e Kampionëve.
Ai theksoi se përkundër faktit që City janë një ekip tejet i mirë, ai beson te lojtarët e tij, e ve?mas te Lionel Messi. "City do të jetë një kundërshtar i vështirë për ne, pasi ata janë një nga skuadrat kandidate për ta fituar Ligën e Kampionëve", u shpreh Enrique.
"Aguero është njëri nga 10 lojtarët më të mirë në botë, por unë besoj shume tek Messi, i cili është lojtari më i mirë në botë", tha trajneri i Barcelones. /a.ke/







