TIRANE -  Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është shprehur i kenaqur me fitoren minimale kundër Celta Vigos (0-1).
Enrique deklaroi se kjo fitore e "keqe" do t'i bëjë mirë skuadrës së tij në ndeshjet e mbetura këtë sezon. "Ne patëm vështirësi ta kontrollonim ndeshjen, sepse luajtëm ndaj një skuadre të mrekullueshme", u shpreh Enrique.
"Të fitosh, kurrë nuk është keq. Nuk dhemb as të fitosh në këtë mënyrë", shtoi me tej trajneri katalanas. /ATSH/