TIRANE, 17 dhjetor/ATSH/. - Interi nuk e ka nisur mirë kete sezon në Serine A ne Itali dhe pas javes se 15-te eshte ne vendin e 11-të me 20 pikë.
Michael Bolingbroke, drejtor ekzekutiv i Interit, beson se trajneri Roberto Mancini do te riktheje Interin sërish në Ligën e Kampionëve.
"Pse nuk mund të kthehen në Ligën e Kampionëve këtë vit? Ne mund të përfundojmë të tretit në Serine A ose te fitojmë Europa Leaguen", ka deklaruar Bolingbroke.
"Mancini është një fitues i lindur. Unë nuk jam duke folur vetëm për të kaluarën e tij te Interi, por edhe për gjërat që ai bëri me Manchester City, ku transformoi mentalitetin e tij", ka theksuar ai. /a.ke/