TIRANË, 21 shkurt /ATSH/. - Barcelona do të përballet me Manchester Cityn javën e ardhshme, në kuadër te ndeshjeve per te 8-tat e finaleve të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, është i vetëdijshëm kur thote se nuk do ta kenë të lehtë ndaj kampionit të Anglise ne fuqi, por beson se ekipi katalanas i udhëhequr nga sulmuesi Lionel Messi, të dalë fitues.
"Ndeshja me Manchester Cityn do të jetë në vështirë, por jemi optimiste në kualifikim. Aguero është i vështirë për t'u mbuluar, por askush nuk mund të krahasohet me Messin, pasi ai është më i miri dhe nuk mund te krahasohet me asnje lojtar tjeter", ka deklaruar argjentinasi. /a.ke/